Connect with us

Kosova

Marrëveshja e fshehtë Kurti-Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për heqjen e barrikadave.

Në konferencën për media ai tha se në këmbim të heqjes së barrikadave, Qeveria ka liruar ish-policin serb Dejan Pantiç, i cili dyshohet për terrorizëm.

“Është evidente se kryeministri Albin Kurti ka pasur një marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për heqjen e barrikadave, duke rënë dakord për lirimin e Dejan Pantiçit, i akuzuar për terrorizëm.

“Por përveç tij janë liruar edhe të tjerë, po ashtu edhe Nikolla Nedelkoviç”, ka theksuar Krasniqi.

 

 

Ai akuzoi qeverinë për amnisti të grupeve kriminale në veri.

“Që ka negociata të fshehta është e dukshme. Lirimi i Pantiçit dhe Nedelkoviçit dje nuk ishte rastësi, nuk ishte rastësi as amnistia e grupeve kriminale, marrëveshja e kësaj qeverie për lirimin e banditëve të vendit tonë dhe mos ndjekjen e tyre, sepse duket se kjo ishte një shlyerje për largimin e barrikadat”, tha Krasniqi.

Krasniqi akuzoi Kurtin për “papjekuri politike”.

“Qasja e gabuar në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha papërgjegjshmëria e tij për të përmbushur detyrimet e tij ligjore dhe kushtetuese, kanë sjellë një situatë të turpshme për vendin tonë, ku presidenti i Serbisë po na tregon nga Rashka se si dhe çfarë do të ndodhë në veri të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Advertisement