Connect with us

Kosova

MARREVESHJA E HESHTUR/ Vuçiç mbështet Kurtin me kartat e pushtetit

Sipas analistit Baton Haxhiu, midis kryeministrit te Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vucic ka një marrëveshje e heshtur, që te prodhojnë kriza për të ruajtur pushtetin e tyre. Ai thote se “Në këtë marrëveshje të pashpallur, secili prej tyre përdor tjetrin si mjet për të forcuar pozitat e veta politike. Për Vuçiçin, Lista Serbe dhe tensionet në veri janë kartat që e mbajnë atë të fortë para elektoratit nacionalist serb”

“Për Kurtin, tensionet në veri dhe moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ janë mënyra për të mobilizuar votuesit shqiptarë dhe për të relativizuar çdo kritikë për dështimet e tij në ekonomi, lirinë e mediave dhe qeverisjen. Por ky bashkëpunim i heshtur shkon përtej Kosovës dhe Serbisë. Dy Ambasadorë – amerikanë në Serbi, Christopher Hill, dhe ai në Kosovë Hovenier, deklaruan se nuk ka prova që lidhin Beogradin me sulmin terrorist në Ibër-Lepenc. Keto deklarata janë shuplakë për qeverinë e Kosovës, e cila, nëse do kishte prova që do te fajësonin Serbinë, nuk arriti t’i paraqiste ato në mënyrë bindëse aleatëve të saj kryesorë” – ka deklaruar Hazhiu, sipas te cilit, “Në një situatë të tillë, pyetjet janë të shumta: përse institucionet e Albinit nuk i kanë dhënë SHBA-ve informacionet e mjaftueshme për të konfirmuar përfshirjen e Serbisë? A është kjo një shenjë e paaftësisë, apo një strategji për të përfituar nga pasiguria?”

“Ky është momenti kur marrëdhënia toksike mes Kurtit dhe Vuçiçit bëhet më e qartë. Sulmi në Ibër-Lepenc, një akt që kërkonte planifikim dhe burime, ndodhi në një zonë që pretendohet të jetë nën kontrollin e plotë të institucioneve të Kosovës. Kjo na shtyn të mendojmë: si ka mundësi që një akt i tillë ndodh pa dijeninë ose pa bashkëpunimin e heshtur të palëve të interesuara? Në vend që të ofrojnë siguri dhe transparencë, liderët e dy vendeve përdorin situata të tilla për të nxitur narrativat e tyre të nacionalizmit dhe për të mbajtur pushtetin. Albini po hesht” – ka theksuar Baton Haxhiu.

Ai gjithashtu u shpreh se “Shembujt nëpër botë e bëjnë këtë model edhe më të qartë. Në shumë vende autoritare, liderët që përballen me presion të brendshëm shpikin armiq të jashtëm për të devijuar të vërteten. Në të njëjtën mënyrë, Kurti dhe Vuçiç krijojnë një teatër të vazhdueshëm krize për të shmangur reflektimin mbi dështimet e tyre”

Advertisement