Kosova
Marrëveshja e ndyrë e Macron, thikë Kosovës/ Politika që ka çuar në luftëra botërore
Pas vizites se presidentit francez dhe deklaratave te tij, ka patur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht partneritetin e Francës me Serbinë, pasi në kohën kur po përmendet ҫështja e urës së Ibrit, nuk po jepen sinjale të mira.
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger e ka quajtur partneritetin mes Frances dhe Serbisë, si ‘boshti i Fatkeqësisë së Serbisë Franceze’.
“I gjithë Ballkani është i siguruar nga NATO dhe BE, pse i duhen Serbisë avionë të tillë?. Politika franceze ballkanike ka çuar gjithmonë në katastrofë. Shitja e avionit luftarak francez Serbisë është një fatkeqësi absolute dhe duhet të ndalet nga Bashkimi Europian. Pse ndodh që ne si evropianë t’i shesim Serbisë avionë luftarakë, dhe paskesaj Kroacia të blejë më shumë aeroplanë amerikanë dhe Kosova të blejë më shumë raketa amerikane për të rrëzuar avionët serbë nga Franca të paguar nga fondet evropiane? BE-ja po i paguan miliarda Serbisë dhe Serbia blen avionë francezë të cilët do t’i rrëzojmë me raketatë Kosovës të financuara nga BE? Kjo është çmenduri. Ne si BE subvencionojmë të gjitha shtetet e Ballkanit dhe për çfarë? Për një garë të madhe armësh në Ballkan” – ka theksuar eksperti austriak duke potencuar – “Francës duhet t’i vijë turp përjetësisht per kete marrëveshje kaq të ndyrë. Është edhe më keq se marrëveshja e ndyrë e socialistëve gjermanë për të blerë litium nga Serbia. Kjo është strategji dhe politikë sa imorale aq edhe e papërgjegjshme. E gjitha bazohet në shantazhin e Vuçiçit ndaj Perëndimit, se ai mund të zgjedhë Putinin. Nipi ideologjik i Titos luan si xhongler dhe Scholz-i naiv e Macroni i turpshëm bien në kurthet e tij të këqia. Mos harroni se është i njëjti Macron që goditi me thikë BE-në me veton e tij ballkanike për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tani ai haptas po lidhet me Serbinë kundër shqiptarëve në Ballkan. Një politikë e tillë franceze ka çuar në luftëra botërore”