Connect with us

Kosova

Marrëveshja e Ohrit në Kapitullin 35, për analistët serbë çështje e kryer

Pas njoftimit se Këshilli Evropian do t`i kërkojë Komisionit Evropian që të përfshijë në Kapitullin 35, Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka ngjallur reagime të shumta në Serbisë. Analistët në Beograd thotë se me marrëveshjen e Ohrit, BE dëshiron që Serbia mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe mendojnë se kjo është çështje e kryer.

Vendimi për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kapitullin 35 duhet të finalizohet dhe të miratohet nga vendet anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 12 dhjetor, dhe më pas të konfirmohet nga liderët brenda Këshillit Evropian në samitin e fundit të vitit, i cili është caktuar për 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel.

Dushko Lopandiç, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe nënkryetar i partisë Qendra Serbe, thotë se kjo nuk është asgjë e re dhe se është e shkruar në vetë Marrëveshjen e Ohrit.

Dushan Milenkoviç nga Qendra për Dialog Social dhe Iniciativa Rajonale, thotë se mesazhi i Vuçicit se nëse një propozim i tillë miratohet në BE do të thotë se nuk na duan, “është malverzim politik”.

“Fakti që thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë hyrjen e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare nënkupton edhe OKB-në, por nuk do të përmendet me kete rast, gjë që do të thotë se Vuçiç mund të dalë më 15 dhjetor dhe të thotë se nuk e kanë përfshirë OKB-në për shkak të presionit të tij” –  theksoi Milenkoviç

Në pyetjen nëse mund të ketë ndonjë ndryshim në tekstet e marreveshjeve përpara se të miratohet propozimi i Këshillit Evropian, të dy opinionitët serbë thonë se “kjo nuk ka gjasa të ndodhë”.

Advertisement