Kosova
Marrëveshja e Uashingtonit/ Analisti: Trump mund ta raktivizojë ndarjen e territorit
Analisti Mentor Nazarko u shpreh se qeveria e Albin Kurtit për katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë hap për çështjen e Kosovës dhe sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit mund të aktivizohet pasi qeveria e re Donald Trump e ka në synimet e saj.
“Kanë kaluar katër vjet, një mandat Biden tek i cili Kosova politike investoi besim se do ta zgjidhte çështjen e Kosovës. Jo thjesht se Shba nuk u investuan në vend të parë, thjeshë mbështetën BE. BE dështoi dhe nuk ofroi dicka më të mirë sesa marrëveshjen e Uashingtonit. Ky lloj angazhimi duhet të ruhet dhe pse jo të rikthehet. Është mirë të kemi një ndërmjetsë aq të lartë. Së dyti për cilësinë e marrëveshjes. Ajo marrëveshje ka ndryshur në raport me kohën, dikur ka qenë Thaci- Vuçiç pastaj kaloi Hoti dhe mund të ketë pasur ndryshime, por forma përfundimtare ishte në favor të Kosovës. Ajo përcaktonte dhe fatin e të shpërngulurve në territoret e tjera, parashikonte bashkëpunim në fushën ekonomike, krijimin e një fondi prej 30 milion dollarësh për projektet e shumta. Ishte një marrëveshje që do të nxiste bashkëpunimin mes vendeve të ballkanit ashtu siç do dhe Shba. Marrëveshja zgjidhte çështjen e liqenit Ujman. Në kushtet kur Shba është investuar kaq shumë në Ballkan nuk ka kohë dhe energji për tu investuar në këto zona. Ka disa që marrëveshja mund të aktivizohet. Shenjat për po janë kur ambasadorja amerikane në Kosovë dhe ambasadorja në Maqedoni dhe Serbi priten të largohen. Qeveria e re Trump synon të ketë një qeveri të pastër nga ata që ishin besnik të Biden dhe mund të ketë një riaktivizim të marrëveshjes. Dhe Grenell ka pasur një ndikim mjaft pozitiv”- theksoi Nazarko.