Connect with us

Kosova

MARREVESHJA FINALE/ Serbia futet në BE, Kosova në Kombet e Bashkuara

Historiani serb Milan St. Protiç beson se Serbia do të të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE), si negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, për anëtarësimin e plotë, dhe në këmbim të pajtohet për një vend për Kosovën në Kombet e Bashkuara (OKB).

Ai vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk është çështje thelbësore për Serbinë, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian është.

Sipas tij, me një marrëveshje që nënkupton anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Serbia do të fitonte diçka që është thelbësore për diçka që është formale.

Protiç nuk sheh dilemë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sepse, siç tha ai, ka kohë që është i bindur se, “për fat të keq, Kosova humbi përmes politikave katastrofike që datojnë që nga koha e Titos, e më pas sidomos gjatë regjimit të Milloshevicit”.

“Të gjitha përpjekjet për ta mohuar dhe kontestuar këtë realitet kaq të vështirë dhe të dhimbshëm për serbët, me mjete diplomatike joefektive, kanë qenë të pafrytshme dhe të dëmshme për interesat e Serbisë, sepse kjo çështje po e mban peng Serbinë duke mos realizuarinteresa të tjera jetike” – deklaroi Protic duke shtuar se “Kur çështja të përfundojë, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian varet nga zgjidhja e statusit të Kosovës, duke avokuar për arritjen e një marrëveshjeje në interes jetik të Serbisë, sipas së cilës Unioni do të ishte garantues i mbrojtjes së të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve në Kosovë”.

Ai gjithashtu e konsideron idenë e një konflikti të ngrirë humbje kohe në të cilën po vuajnë serbët në Kosovë dhe pikërisht për shkak të këtij konflikti të ngrirë dhe vendimeve të pamenduara në të kaluarën, tërheqjes nga institucionet e Kosovës dhe bojkotit të zgjedhjeve, komuniteti serb në Kosovë është vënë në një pozitë praktikisht të pashpresë

Advertisement