Kosova
Marrëveshja, humbja më e madhe për Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në Kuvend se marrëveshja në Ohër me Serbinë është humbja më e madhe e Kosovës.
Në seancën e Kuvendit, ku u diskutua për marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë, Hoxhaj tha se ujdia nuk ka as themel juridik ndërkombëtar.
“Marrëveshja në Ohër është humbja më e madhe që ka Kosova prej Ramubjes, deri në ditët e sotme. Nëse nuk i besoni kësaj sot, do t’i besoni vitin e ardhshëm”, tha Hoxhaj duke shtuar se marrëveshje prish edhe themelin e shtetit të Kosovës.
Kosova dhe Serbia u dakorduan pa nënshkrim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë së 27 shkurtit në Bruksel, e cila rrjedh nga plani i BE-së për dialogun.