Kosova
Marrëveshja/ Këshilla përmes telefonit, Osmani me presidentin gjerman
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Gjerman, Steinmeier si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.
Në njoftimin e presidencës thuhet se “u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”
Sipas njoftimit thuhet se “Pësa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”