Kosova
Marrëveshja Kosovë-Kroaci-Shqipëri s’është e drejtuar kundër Beogradit, Vuçiç takohet me Orban…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea duke folur për marrëveshjen e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, tha se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe dhe gjithashtu ka theksuar se marrëveshja s’është e drejtuar kundër Beogradit.
“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin” – deklaroi Shea
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë pati reagime të shumta nga Serbia e cila tashmë është duke u perpjekur që të krijojë edhe ajo një aleancë ushtarake.
Mediat serbe shkruajnë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë gati të ndertojne një marrëveshje ushtarake mes dy shteteve. Të dy liderët njihen për miqësinë mes tyre dhe idetë që ndajnë lidhur me raportet me Rusinë.
Aleksandar Vuçiç tha se nënshkrimi i memorandumit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes është shkelje e marrëveshjes nënrajonale dhe shtoi se është pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar për këtë.
Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se ka biseduar për këtë dhe Serbia pret të marrë shpjegimet që kërkon. Sipas tij Aleanca Euroatlantike nuk ka qenë e informuar për këtë trekendesh ushtarak…..
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia ditën e sotme kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë.

