Connect with us

Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi, BBC: Zgjidhet një konflikt

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi ditën e djeshme se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.

E kjo marrëveshje, midis Kosovës dhe Serbisë është raportuar nga mediet e shumta botërore. BBC shkroi se Serbia dhe Kosova kanë zgjidhur një mosmarrëveshje për lëvizjen e qytetarëve përtej kufijve të vendeve.

Marrëveshja Kosovë- Serbi për dokumentet/ Mediat botërore

Asociated Press shkruan se komentet e Joseph Borell vijnë pas një mori përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për të zbutur shqetësimet se problemet mund të përshkallëzohen më tej në mes të luftës në Ukrainë dhe lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë.

Për marrëveshjen e arritur mes dyja vendeve për çështjen e letërnjoftimeve kanë raportuar edhe Al Jazeera, Reuters e EuroNeës.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *