Connect with us

Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ ‘Po’ para priftit, por s’ka orkestër

Nikolaos Tzifakis, profesor në Universitetin e Peloponezit dhe anëtar i Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë, ka folur për dakordimin që ka arritur Kosova dhe Serbia mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai u shpreh se në Ohër nuk kishte marrëveshje por vetëm një shpërblim.

“E urrej të jem prishës i festës, por nuk ka marrëveshje, me pëlqimin e dhëndrit dhe nuses. Ekziston vetëm një shpërblim paraprak i pranimit në BE që do të merret seriozisht vetem nsese rikthehet besueshmëria e zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Tzifakis, duke shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk ka asnjë plan zbatimi.

“Mungesa e renditjes në pika/veprime është e dukshme. Pa një sekuencë aktivitetesh, nuk ka përgjegjësi dhe nuk eshte ndërtuar besim. Është patetike që bërja e një marrëveshjeje u bë edhe një herë më e rëndësishme se zbatimi i saj aktual. Nuk ka asnjë arsye pse nuk ishte parashikuar një raund i tretë bisedimesh për të arritur një kompromis”, ka shkruar anëtari i Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë.

Advertisement