Connect with us

Kosova

Marrëveshja në Ohër/ Reagimi i opozitës: Humbje historike

Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, ndonëse nuk është nënshkruar, marrëveshja është arritur mes dy palëve, pas një takimi maratonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë përmes një postimi në Facebook se kryeministri Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë, po ashtu në Facebook, se epilogu i kryeministrit Kurti, si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”. “Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka thënë ai.

Të dy e kanë përmendur edhe çështjen e njohjes reciproke dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt – pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq atë ditë – nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Krasniqi ka thënë se “marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”. Lidhur me këtë temë, Abdixhiku beson se Kurti i ka siguruar Kosovës ”një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të”.

Vetë Kurti ka thënë, pas takimit të 18 marsit, se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL

Kosova

“Një rajon, vizion i përbashkët”/ Kurti reagon pas takimit të liderëve në Samitin në Mal të Zi

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Qyteti i vjetër e bregdetar i Kotorrit ishte pritës i takimit të radhës të liderëve të rajonit për të diskutuar mbi Planin e Rritjes, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga BE-ja dhe ShBA-ja. Këtë herë, nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”.
Ky organizim ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave e cila përmban pesë fusha të politikave, me 32 reforma në 17 sektorë, por edhe platforma për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto, si bazë për paqe, siguri dhe integrimin e rajonit.
Për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, theksova që rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), kërkesë kjo që u bë pjesë dhe e Deklaratës së Përbashkët të këtij takimi.
Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës.
Falënderoj kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, për mikpritjen në këtë ngjarje si dhe për takimin tonë të parë bilateral. Forcimi i urave të bashkëpunimit me Malin e Zi është përkushtim i ndërsjellë, edhe si shtete partnere në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit evropian.
Deklarata e Përbashkët e liderëve të BP6:
Continue Reading

Kosova

‘Propozimi juaj s’mjafton’/ Berlini, Parisi e Roma i kthejnë përgjigje Kurtit, ja kë draft përkrahin

Pas letrës së dërguar nga Qeveria drejtuar Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit në KiE, Kosovës i është kthyer përgjigje.

Në letër theksohet se “ekziston rrezik real që pa progres vendimtar të Asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të Asociacionit dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht ‘propozim zotërinjsh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet mes të tjerash.

“Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim zotërinjsh”.

 

 

Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, ajo gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale”, thuhet mes të tjerash.

A/CSMM nuk është në asnjë mënyrë e krahasueshme me Republikën Srpska. Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo zëvendësit aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për shkak të rrethanave aktuale në këto komuna.

Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar në A/CSMM, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj. Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj”, thuhet në këtë përgjigje.

Continue Reading

Kosova

Amerika “ultimatum” Vuçiçit/ Zyrtarja e lartë: Kujdes me Kosovën

Kosova ishte një nga temat qendrore të takimit mes zëvendesekretares amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit u tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëveshjeve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, nënvizohet në njoftim.

Perënduimi vazhdon t`i kthehet thirrjeve për implementimin e marrëveshjes bazë të normnalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të arritur në 27 shkurt 2023 dhe Aneksit të zbatimit të saj, të vulosur 18 marsin e vitit të kaluar në Ohër. Edhe pse të pafirmosura, BE-ja i konsideron ujditë ligjërisht të detyrueshme, por palët nuk janë duke i zbatuar ato.

Në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që iu referua Allen, BE-ja e ka bërë të qartë se për Kosovën dhe Serbinë, kushti për të përfituar nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Vucic nga ana e tij, i kërkoi Allenit që SHBA-ja ta rrisë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ta përdorë, sic tha ai, ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar mundësitë e një bashkëpunimi të sinqertë dhe përparim konkret.

Continue Reading

Kosova

Scholz i tregon derën Vuçeviç-it dhe vendos kushte për Serbinë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se shteti që ai udhëheqë është i gatshëm që ta mbështesë Serbinë, derisa kjo e fundit vazhdon rrugëtimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Këto komente, Scholz i ka bërë përmes një letre që ia ka dërguar kryeministrit të ri serb, Millosh Vuçeviç, i cili mori këtë pozitë vetëm para disa ditëve.

Në këtë letër, kancelari gjerman, Vuçeviç-it i ka uruar “suksese në dhe fat të mirë për sfidat që kemi përpara”.

“Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Scholz.

Përveç këtyre, ai ka potencuar se Serbia e ka mundësinë që të bëjë progres të mëtejmë në rrugën e reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Ndryshe, Millosh Vuçeviç është zgjedhur së fundmi Kryeministër i Serbisë. Ai, po ashtu, është edhe kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS) – partia e Aleksandër Vuçiç-it.

Në pozitën e kreut të ekzekutivit serb, Vuçeviç ka ardhur pas fitores së SNS-së në zgjedhjet e kontestuara të 17 dhjetorit.

Politika e tij – posaçërisht me Kosovën – është e ngjashme me atë të paraardhësve të tij: mosnjohje e realitetit. Ai konsiderohet si njëri tejet i besuar i Vuçiç-it, andaj edhe përzgjedhja e tij si kryeministër nuk është e rastësishme.

Continue Reading

Kosova

Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka treguar për mbështetjen e madhe që ka FSK-ja nga Britania e Madhe, teksa dhe ka dhene detaje nga vizita në Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

“Gjatë vizitës kemi patur takime të rëndësishme në funksion të zhvillimit, thellimit dhe rritjes së aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sot kam pasur takimin e parë me Departamentin për eksporte të mbrojtjes dhe sigurisë ku dhe kemi diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit… në asketin e industrisë së mbrojtjes” – ka thënë Maqedonci.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci ka bërë të ditur gjithashtu se Kosovës i janë ofertuar sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore

“Ne kemi diktuar mundësi dhe kemi marrë oferta, ndër të tjera edhe sisteme që parashihen në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së. Që janë sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore” – ka theksuar ministri I mbrojtjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING