Sport
Juventus fiton Kupën e Italisë
ROMË – Juventusi mundi 0-1 Atalantën në ‘Olimpico’ për finalen e Kupës së Italisë dhe siguroi trofeun numër 15-të në këtë kompeticion, më shumë se gjithë skuadrat e tjera në Itali. Skuadra e Max Allegrit nuk del pa trofe këtë sezon, teksa bëri një lojë mbrojtëse, kjo edhe falë paraqitjes së mirë nga bergamaskët.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahovic gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.
Në këtë moment ‘në lojë’ u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lookman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.
Në kundërsulmin e radhës, Miretti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë. Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën. Gjatë minutave shtesë Max Allegri, trajneri i Juves “u tërbua” me arbitrin, teksa Maresca e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes me karton të kuq.
Në fund të gjashtë minutave shtesë Juve siguron trofeun e 15-të në Kupën e Italisë, ndjekur nga Roma e Inter me nga nëntë të tillë. Atalanta e ka fituar këtë trofe një herë në vitin e largët 1963.