Connect with us

Aktualitet

Marrëveshja Rama-Meloni/ Emigranti afrikan: Nuk e dimë ç’mund të na ndodhë

Marrëveshja Shqipëri-Itali për ndërtimin e dy qendrave në Shëngjin e në Gjadër për të strehuar emigrantët dhe azilkerkues, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Mediat e huaja shkruajnë se për disa nga njerëzit që aktualisht strehohen në një kamp në Tunis, Shqipëria nuk është destinacioni i zgjedhur për ta.

“Ne kemi nevojë për siguri sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne në Shqipëri,- tha Ahmed, një sudanez.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare, Shqipëria do të strehonte deri në 3000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare në çdo kohë. Meqë kërkesat për azil pritet të zgjasin rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.

Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe ideja e dërgimit të azilkërkuesve jashtë bllokut është e diskutueshme. Marrëveshja u miratua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si një shembull i të menduarit jashtë kutisë, por është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave. Marrëveshja, e nënshkruar në nëntor midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, është pjesë e përpjekjeve të Melonit për të ndarë barrën e trajtimit të migracionit me vendet e tjera evropiane./African News

Advertisement