Kosova
Marrëveshja/ Serbët pro dhe kundër Vuçiç
Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka reaguar pas asaj që quhet Marrëveshja për Dokumentat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Albin Kurti ‘kapi’ një arritje të madhe.
“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë nuk kanë shtet, por iluzion shteti, të drejtuar nga Beogradi dhe përmes mediave shtetërore. Serbët në Kosovë mbeten vetëm dhe të lënë në vullnetin e Perëndimit dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Këtë fitore të madhe të Albin Kurtit, sipas PKS-së, e kanë konfirmuar të gjithë serbët që mbajnë mend të paktën më shumë se dhjetë ditë.
“Ky është një sinjal për serbët që të largohen me forcë nga Kosova dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në një vend më normal” – Përfundon reagimi.
Një tjetër reagim ka ardhur nga politikania serbe e Kosovës Rada Trajkoviç, e cila tha se marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës e Serbisë e ka mbështetur këtë të fundit dhe presidentoi Vucic për muri.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia pas 10 vitesh me Vuqiqin në krye, nuk do të jetë as pjesë e dialogut.
“Kjo marrëveshje tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është fundosur diplomatikisht por ajo më nuk është as pjesë e diplomacisë” – shkroi Trajkoviç.
Por ‘Lista Serbe’ e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur. Përmes një deklarate, kjo parti ka falënderuar presidentin serb dhe ekipin negociator.
“Për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli ynë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë prapa nesh, ndërsa përballemi me 1 shtatorin dhe masat e shpallura të njëanshme nga Prishtina”, – theksoi Lista Srpska.
Serbia dhe Kosova kanë arritur një “marrëveshje për lirinë e lëvizjes” midis dy vendeve, pas disa muajsh tensioni të shkaktuar nga rregullat e reja administrative dhe kufitare të vendosura nga qeveria e Prishtinës dhe që kanë ngjallur protesta nga më shumë se 120,000 serbë të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Serbia u pajtua të heqë dokumentin e hyrjes dhe daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës. Serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur Kartat e identitetit, teksa Bashkimi Evropian ka marrë garanci për këtë edhe nga kryeministri Kurti” – tha Borrell
Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës e shpallur në vitin 2008 me mbështetjen e fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-s, një dekadë pas luftës së përgjakshme që shkaktoi 13,000 të vdekur.