Connect with us

Politike

Marrja e vulës/ Kaso: Do bëjmë auditim të të gjitha aseteve të partisë që ka pasur Basha në dorë

Sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso gjatë diskutimit për rikthimin e vulës dhe logos aty ku i takonte, është shprehur se, me zbardhjen e vendimit të Apelit, do të regjistrohen të gjithë drejtuesit e partisë në regjistrin e partive.

Gjithashtu, Kaso tha se me marrjen në dorë të aseteve të partisë që deri më tani kanë qenë në dorë të Lulzim Bashës, do të bëhet një auditim i plotë për të parë se ku kanë shkuar paratë. Sipas tij, veç Gazment Bardhit, ka qenë një person tjetër i autorizuar nga Basha për t’u marrë me paratë.

“Partia Demokratike e vulës ka pasur të drejtën e përdorimit të fondeve. Veç Gazment Bardhit ka pasur dhe zyrtarë të tjerë të autorizuar për përdorimin e fondeve. Në dijeninë tonë është përcaktuar një person tjetër për përdorimin e fondeve dhe vula e vjetër ka qenë e regjistruar, ka pasur disponim të plotë të fondeve. Në momentin që PD zyrtare do të hyjë në ridisponim të llogarisë bankare, gjithçka do ti nënshtrohet një auditimi të rreptë se si janë përdorur këto fonde, dhe se është gjendja faktike në të cilën do të përballet përgjegjësia e PD-së në moment që merr disponimin e llogarive”, tha Ivi Kaso

Advertisement