Aktualitet
Marshim në Tiranë për vdekjen e 14-vjeçarit: Dorëheqje e ministres
Këtë të enjte ka nisur marshimi nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vdekjen e 14-vjeçarit.
Thirrja e prindërve është dorëheqja e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut, pasi është institucioni kyç që mbahet përgjegjës për ngjarjen e rëndë.
“Kjo është një ditë zie për të gjithë ne, jemi të prekur”, kanë thënë prindërit e pranishëm në marshim. “Kjo është një dhimbje shumë e madhe”.
Qytetarët kërkojnë që qeveria shqiptare të marrë masa dhe të rrisë kontrollet në shkolla.
“Ku është siguria. Nuk ka siguri në shkolla. Kjo është arsyeja pse kam dal sot”, ka thënë një prind.
“Qeveria të ngrejë zërin dhe të marrë masa”.
Ndërkohë, një tjetër piketë e tyre është edhe marrja e masave kundrejt mediave sociale, të cilat shihen si baza e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.
“Mediat sociale duhet të mbyllen. S’mund të kontrollohen”, ka theksuar një prej pjesëmarrësve në marshim.
Lajm në përditësim…