Connect with us

Kosova

Marsi i vë vulën Vuçiçit/ Janjiç zbulon detaje nga ajo që pritet të ndodhë

Analisti serb, Dushan Janjic, tha se presidenti Aleksandër Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike.

Sipas tij, Vuçiq ka dy alternativa, ose të presë më shumë duke prodhuar edhe më shumë probleme ose të përgatisë strategjinë e ikjes, gjë që nuk po ndodh.

“Ai po përpiqet të fitojë kohë në mënyrë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike në Serbi, pasi nëse do ketë, ai nuk do të jetë më ne pushtet dhe nëse perëndimi e kupton se çfarë ka ndodhur këtu, ka për ti ndryshuar personat që janë përgjegjës për Ballkanin. Ju keni për të parë çfarë ka për të ndodhur deri në muajin mars.

Vuçiq ka vetëm 2 gjëra për të adresuar; të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme, ose të fillojë të përgatisë një strategji për t’u larguar nga skena. Por mesa duket ai nuk po punon shumë me strategjinë për të dalë nga skena. Kjo tregon se kriza në Serbi është shumë serioze, prandaj do ishte më mirë për ne në Serbi që të kishte zgjedhje demokratike” – deklaroi Dushan Janjiç.

Advertisement