Connect with us

Aktualitet

Ervis Martinaj ‘shfaqet’ në Gjykatën e Lartë, i refuzohet kërkesën për…

Gjykata e lartë ka refuzuar kërkesën e Ervis Martinajt për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj.

Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës. Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe

“Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm. Pak kohë me parë me kërkesë të spak, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

Advertisement