Connect with us

Sport

Martinez zgjedh vetëm të preferuarit e tij

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka ndarë parashikimin e tij për Botërorin e ardhshëm. Ai e konsideron vendin e tij, Argjentinën, një nga favoritët për kampionatin e ardhshëm, pavarësisht se skuadra nuk e ka fituar turneun që nga viti 1986. Por jo vetëm Argjentina është, sipas tij, një pretendente e vërtetë.

“Kombëtarja e Argjentinës do të jetë konkurruese, po përgatitemi në mënyrën më serioze, tashmë e kemi treguar forcën tonë në ndeshjet kundër ekipeve evropiane. I konsideroj edhe Brazilin dhe Francën si favoritë, ata kanë lojtarë shumë të fortë. tha ai për TyC Sports Martinez.

Advertisement