Connect with us

Bota

Masa drastike ndaj Kosovës/ Stano: BE-ja ishte e qartë, nëse nuk ka deeskalim…

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano thase BE-ja ka folur qartë për kushtet e deeskalimit të situates në Veri të Kosovës. Sipas tij, Unioni Europian është i gatshëm të vendosë masa drastike nëse nuk ka zhvillime pozitive të situates

“BE-ja kërkoi nga Kosova që të veprojë në drejtim të deeskalimit dhe të pezullojë menjëherë të gjitha veprimet e policisë në dhe rreth ndërtesave administrative komunale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ne gjithashtu mirëpritëm njoftimin e qeverisë së Kosovës për të reduktuar prezencën e policisë me 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Të gjithë këta janë hapa të rëndësishëm, por nevojiten hapa shtesë”, – tha Stano në një konferencë të rregullt për shtyp.

Ai theksoi se heqja e masave ndëshkuese nuk varet nga BE-ja apo partnerët ndërkombëtarë, por nga aftësia e Beogradit dhe Prishtinës për t’iu përgjigjur kërkesave, marrëveshjeve apo detyrimeve.

Advertisement