Connect with us

Bota

Masa të forta ndaj Izraelit për luftën në Gaza, kryeministri i Spanjës akuzon “po shfarrosni një popull të pambrojtur”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka akuzuar përsëri ashpër qeverinë izraelite, për “shfarosje të një populli të pambrojtur” përmes bombardimeve në spitale.

Teksa ditën e sotme kryeministri spanjoll po prezantonte një sërë masash për të rritur presionin mbi Netanyahun, për të ndalur ofensivën ushtarake, ai u shpreh se ndonëse qeveria spanjolle gjithmonë do të mbështesë Izraelin për tu mbrojtur dhe ekzistuar, e ndien të detyrueshme ndërhyrjen në atë që e quan masakër.

“Të mbrosh vendin tënd është një gjë, por të bombardosh spitale dhe të vrasësh fëmijë të pafajshëm nga uria është diçka krejt tjetër,” tha Sánchez ndër të tjera.

Ai po ashtu shtoi se ajo që Netanyahu e paraqiti si një operacuon ushtarak në përgjigje të sulmeve të Hamasit është shndërruar tashmë  në “një valë të re pushtimesh të paligjshme dhe një sulm të pajustifikueshëm ndaj popullsisë civile palestineze, një sulm që raportuesi special i OKB-së dhe shumica e ekspertëve tashmë e përshkruajnë si gjenocid.”

“Kjo nuk është vetëmbrojtje; as nuk është një sulm. Është shfarosje e një populli të pambrojtur. Është shkelje e çdo rregulli të së drejtës humanitare,” deklaroi ai.

Ai ka shpallur, disa masa të forta kundrejt Izraelit, të cilat përfshijnë: Ndalim të përdorimit të porteve dhe hapësirës ajrore spanjolle për transport të karburantit apo armëve drejt ushtrisë izraelite, ligj që formalizon ndalimin ekzistues (de facto) të shitblerjeve të pajisjeve ushtarake me Izraelin dhe ndalimin  e  hyrjes në spanjë pë rata që kinsiderohen “të përfshirë drejtëpërdrejtë në gjenocid”. Po ashtu ka premtuar rritje të ndihmës humanitare në Gaza.

Pedro Sánchez shpreson që përmes këtyre masave do të shtohet presioni ndaj qeverisë Izraelite.

Advertisement