Connect with us

Politike

Masakra e 2 prillit, Meta: Do garantojmë zgjedhje të lira

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për demonstratën e 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë të demokracisë.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Meta thekson se Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

MESAZHI I METES

Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.
Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.
Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë!
Bashkë🤝Fitojmë! ✌️🇦🇱

Advertisement