Kronike
Masakra e “Don Boskos”: Si e largoi punonjësi i karotrecit vrasësin
Gazetari Eni Ferhati ka treguar dinamikën e vrasjës së Erion Çelës në Don Bosko, e cila rezultoi se ishte një ngatërrim objektivi.
Ferhati tha se objektivi i vrasjes ishte vëllai i Erion Hasanbelliut dhe porositës Kasandër Noga.
Ai tha se vrasësi Kevin Suçi (Zeneli) u ndihmua nga një punonjës i një karotreci për të larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.
“Është provuar vrasja e gabuar e Erion Çelës në zonën e Don Boskos, e cila ishte një ngatërrim objektivi. Në shënjestër ishte vëllai i Erion Hasenbelliut.
E reja e këtij operacioni që nuk e di pse u trumbetua me kaq të madhe nga Policia e Tiranës, ishte vetëm implikimi i një punonjësi karotreci për të larguar nga autorët pas ngjarjes, pikërisht Kevin Suçin (Zenelin), nga Don Bosko me anë të një automjeti.
Katër nga masat e sigurisë janë ekzekutuar me burg. Vëllezërit Beqiraj jënë në burg. U arrestuan disa persona. Ngjarje të tilla është mirë që rihetohen, por për mua nuk ka sjellë asgjë të re”, tha Ferhati.