Connect with us

Kosova

Masakra në Austri/ Vjosa Osmani: Shkollat s’duhet të jenë vende dhune dhe terrori

Një sulm i armatosur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë la të paktën 10 të vdekur dhe rreth 30 të tjerë të lënduar.

Për rastin ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila sulmin e cilësoi si të tmerrshëm e shkatërrues.

“Shkollat ​​duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori”, theksoi Osmani.

Në një postim në X, presidentja tha se “jemi me familjet që humbën të dashurit kaq shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme”.

 

 

“Po lutemi për një rikuperim të plotë për të plagosurit dhe për shërim në ditët në vijim”, deklaroi presidentja Osmani.

Advertisement