Connect with us

Politike

Masakra në Don Bosko/ PD: Dështim në sigurinë dhe rendin

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Floriana Garos kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Garo shprehet se ajo ngjarje është dëshmi e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve.

Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.’– thotë ndër të tjera Garo.

Advertisement