Connect with us

Bota

Masakra në Moskë/ Pse zgjodhi ISIS që të sulmonte Rusinë?

Numri i të vdekurve nga sulmi i tmerrshëm terrorist në Sallën e Bashkisë Crocus në Rusi është rritur në 133, ndërkohë 107 të plagosur ndodhen në gjendje kritike në spitale. Autoritetet ruse deri më tani kanë arritur të identifikojnë 41 persona nga viktimat, ndërsa pretendohet se janë identifikuar 4 nga vrasësit. Pas publikimit të videos shumë të ashpër të sulmit, nga ISIS, shtrohet pyetja se pse organizata terroriste xhihadiste zgjodhi Rusinë për të sulmuar?

Teksa Vladimir Putin dhe as një zëdhënës i qeverisë nuk kanë bërë hapa përpara që pas marrjes së përgjegjësisë nga ana e ISIS, kur ka marrë përgjegjësinë, shumë analistë besojnë se operacioni terrorist “përputhet” edhe me zgjedhjen e viktimave, me sulmet e mëparshme xhihadiste. Në fund të fundit, dega afgane e ISIS, ISKP njihet për metodat ekstreme dhe shumë të ashpra që përdor.

Grupi, komunikimet e të cilit u hakeruan nga inteligjenca amerikane, duke nxjerrë informacione kritike për sulmin e planifikuar dhe duke paralajmëruar Rusinë, konsiderohet si një nga më të lidhurit ngushtë me ISIL. E formuar nga talebanët pakistanezë dhe luftëtarët vendas që i ofruan shërbimet e tyre liderit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, besohet se ka zgjedhur Rusinë për shkak të së kaluarës së saj të errët me luftën e Bashkimit Sovjetik me Afganistanin, luftën në Çeçeni, marrëdhëniet e ngushta të qeveria ruse me Iranin dhe Sirinë, si dhe veprimet ushtarake të Rusisë në Siri, por edhe në vendet afrikane me popullsi myslimane, ku kryesisht luftojnë mercenarët e Vagnerit.

Advertisement