Connect with us

Aktualitet

Masakra në Paskuqan, flet për herë të parë Alketa Hysa

Familja Hysa përjetoi humbjet më të rënda nga dora gjakatare e Dan Hutrës, vrasësit serial që më 1 Mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera.

Në familjen e ish-bashkëjetueses së tij Elena (Alketa) Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Elena Hysa ka treguar sot në News 24 çfarë ndodhi në ‘Masakrën e Paskuqanit’. Hysa tregon se Dani kishte kallashin ne dorë, e thikën, na tha mos luni se do ju vras.

“Kishte kallashin ne dorë, e thikën, na tha mos luni se do ju vras. Iu jam lut, për kokë të djalit, ai ishte i bindur, ka goditur mamin, tentova ta kap. Më ka hedh thikën këtu në faqe, më ka pre.

Në moment që tentoi plumbin për mamin tim, dola unë para dhe e mora unë plumbin dhe në atë moment ai doli jashtë, ka gjujt në ajër. Ka gjujt kë ka dash dhe këmbë zvarr kam dal, i thash mamit i thashë thirr ndihmë se na vrau të gjithëve.

Kam thirrë komshinjtë, askush nuk kishte guxim që të afrohej, pashë në oborr që Hasimja ishte e shtrirë, ia pashë sytë lart”, deklaroi ajo.

Advertisement