Aktualitet
Masakroi burrin me sëpatë, kërkohet ekspertim psiqik për Elvira Tahirajn
Prokuroria e Sarandës ka caktuar ekspertë psikiatër me qëllim kryerjen e ekspertimit mbi përgjegjshmërinë ligjore të veprimeve kriminale që ka kryer Elvira Tahiraj.
Gruaja që një ditë më parë vrau bashkëshortin e saj në fshatin Metoq të Sarandës, ka shfaqur paqëndrueshmëri.
Vendimi për caktimin e ekspertëve është marë nga grupi i hetimit, pasi gjatë marjes në pyetje, autorja e krimit, ka pranuar se kishte vrarë burrin, por ka dhënë disa versione jo të qëndrueshme mbi mënyrën dhe mekanizmin e vrasjes së Llazar Tahiraj.
Përmes kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë shkencërisht nëse është e përgjeshme ligjërisht ose jo.
Në rast se gruaja e arrestuar nga policia e Sarandës, do dalë e papërgjeshme për veprimet e kryera, atëherë përmes një kërkese të dytë prokuroria do kërkojë masën e shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.
Pritet që ditën e nesërme, Elvira Tahiraj, të dalë para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktojë trupi gjykues.