Kronike
Ma’sakroi me thi’kë muratorin italian, arrestohet 17-vjeçari shqiptar
Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi dyshohet se qëlluar për vdekje me thikë një murator italian. Autoritetet italiane bëjnë me dije se 56-vjeçari Salvatore Postiglione, ishte goditur për vdekje 13 herë me thikë në një parkim në zonën e Folignos. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, autoritetet bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Sipas pamjeve, i riu ishte duke pritur për Postiglione në një parkim, ndërsa kishte në dorë një thikë.
Gjatë kontrollit në banesë, ku 17-vjeçari jetonte me nënën dhe motrën më të vogël, autoritetet gjetën dhe sekuestruan rrobat e veshura në momentin e vrasjes, të cilat ende nuk ishin larë dhe kishin në to gjakun e viktimës. Po ashtu, u sekuestrua edhe një skuter, të cilin i mituri e përdori për t’u larguar nga vendi i krimit.
Mësohet se shqiptari punoi për disa muaj mes verës dhe vjeshtës në kompaninë ku Postiglione ishte murator, por më pas dha dorëheqjen. Sipas personave që punuan së bashku në sezonin e verës, ata nuk kanë pasur asnjë problem apo mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. 17-vjeçari do të merret në pyetje nën praninë e psikologëve, nënës dhe avokatit të tij për shkak se ai është ende minoren.