Connect with us

Kosova

Masat ndaj Kosovës/ Gërvalla tund flamurin e pafajësisë: Çuditërisht Bashkimi Europian ka një…

Kosova, sipas ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është nën masa të Bashkimit Evropian për shkak të ish-shefit të Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ish-ndërmjetësuesit të BE-së për Dialogun Miroslav Lajçak.

Në pyetjen se pse ende nuk janë larguar masat, Gërvalla tha se kjo nuk është për fajin e Kosovës, por konstelacionit aktual politik brenda Parlamentit Evropian.

“E vërteta është që përfaqësuesja e re për Politikë të Jashtme të BE-së edhe publikisht nuk e fsheh faktin që angazhohet për heqjen e atyre masave. Por nuk hiqen dot masat në një moment kur nevojitet vota e secilit prej anëtarëve të BE-së, në një moment kur kemi një konstelacion të çuditshëm, ku ka shtete të BE-së të cilat nuk ndjekin politikën e BE-së, jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe në raport me Ukrainën me Gazin Rus”, argumentoj Gervalla.

Sipas saj, Kosova në këto momente nuk mund ta ndryshojë këtë realitet të Unionit.

Që nga muaji qershor i vitit 2023 Kosova gjendet në masa ndëshkuese të BE-së. Ndonëse, shefja e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, njoftoi se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese, ndonëse masat e BE-së ndaj Kosovës vazhdojnë.

Advertisement