Kronike
Mashtronin qytetarët me profile false dhe më pas i grabisnin, nën hetim 7 të mitur
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/policia-5.jpg)
7 të mitur janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët duke lënë takime me ta dhe më pas i grabisnin. Grupi komunikonte me persona të ndryshëm në rrjetet sociale përmes llogarive false (kryesisht femra) dhe linin takime me ta në vende të errëta dhe më pas i sulmonin.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi nëpërmjet profileve false në rrjete sociale, komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe në momentin e takimit me ta, në vende pa ndriçim, iu vidhnin paratë”, njoftoi Policia.
Ndërkohë po vijjnë hetimet për të identifikuar të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet e tyre në rrjetet sociale, ndërsa dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)