Connect with us

Kronike

Masivi i dheut zë poshtë eskavatorin, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Prekal, pranë qytetit të Shkodrës, pasi një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti gjatë punës.

Mësohet se ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal një masiv dheu është shkëputur nga lartësia dhe ka zënë poshtë ekskavatorin që drejtohej nga viktima.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

 

 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement