Pinknews
Sherri me Noizyn, Matolale i hedh benzinë zjarrit
Matolale ishte i ftuar në programin “Zemër Luana” dhe u bë pjesë e lojës “Paintball”. Pyetja ishte se cili personazh ia kishte “futur pas shpine” dhe Matolale i gjuajti disa herë fotos së Noizy-t. Ky i fundit, reagoi ashpër dhe kërkoi që t’i hiqej fotoja nga loja, sepse ngelën duke “i gjuajtur”. Deklaratën e plotë, e lexoni këtu.
Por, sherri vijon të zgjatet dhe ka reaguar edhe vetë Matolale. Përmes një story të shpërndarë në Instragram, ai u shpreh: “Varros, më beso që jam duke u munduar për mirë vëlla, për të të ringjallur, se ai shoku yt sheh jetën e vet, e di ti. Hajde bëjmë edhe ne sikur zihemi dhe po u shamë, pajtohemi prapë, se s’u bë nami”, duke përmendur edhe mosmarrëveshjet që ka me Varrosin.
Më pas, duke iu referuar Noizy-t, shkroi: “Me këlyshat kujdes, se këlyshat vetëm tek ti nuk rriten kurrë, këtej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim për gjërat tona, siç do bëjë edhe ti po të ishe i ftuar. Por, gjithsesi, mbilidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet, duke mbledhur ndonjë lekë për të shtyrë muajin”.
Matolale i ka dedikuar edhe një diss Noizy-t dhe Varrosit, ku shprehet: “Ti ke me u bërë pishman, atëherë kur për ty do të ketë shumë vonë. Ti je egoist, ty egoja jote ka (për të të) me të vrarë. Mos m’i fut mu këlyshat me m’bo diss dhe me m’sha. Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon’ me jetu’ në shtëpi me qira”.