Bota
Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Në orën 10:00, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë sot meshën për fillimin e papnisë. Lajmi për takimin e rëndësishëm u njoftua nga Prefektura e Shtëpisë papnore, që publikoi edhe angazhimet e Atit të Shenjtë për muajin maj.
Papa do të thotë lutjen mariane Regina Caeli nga Lozha Qendrore e Bazilikës.
Të martën, më 20 datë maj, Papa Leoni do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Të nesërmen do të mbahet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës.
E shtunë, 24 maj, një takim i ri do të ndodhë, këtë herë me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit.
E diela, 25 maj, do të jetë plot me ngjarje, me Lutjen e Mbretëreshës Qiellore e më pas, marrjen në zotërim të bazilikave papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.

