Connect with us

Aktualitet

“Mbaj shënime për…”, flet Linda Rama: Jam kurioze për Edin, ç’do të thotë të rrisësh një fëmijë kur je person publik

“Të vërtetat që mbartim”, është libri autobiografik i zv,Presidentes amerikane Kamala Harris, parathënien e të cilit e ka shkruar Linda Rama. E ftuar sonte në studion e “Opinion”, bashkëshortja e kryeministrit të vendit rrëfen se çfarë e intrigoi tek ky libër, nisur edhe nga përjetimet personale.

“Ftesën mua ma bëri në fakt botuesja dhe ajo që ndodhi ishte që vetë libri më inspiroi mjaftueshmërisht për ta lexuar. Unë jam një njeri që merrem çdo ditë me studime, ajo që mund të them është që për Zahon meqë ka ardhur vonë në jetën time, por është edhe ndryshimi i brezave dhe është fëmija i jonë, i Edit ndërkohë që Edi është kryeministër, herë pas here më kuriozon mënyra se çfarë do të thotë të rrisësh një fëmijë që është i një personi publik. Herë pas here mbaj shënime”, tha Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu.

“Në momentin që thashë po e kam lexuar me vëmendje të posaçme, ajo që mund të them është që libri nuk është shkruar nga zv,Presidentja e SHBA-ve, por nga Kamala Harris në vitin 2018. Libri i një gruaje në karrierë! Rasti ishte i ndryshëm, sepse ajo ishte senatore në momentin që libri u botua. Ajo që mua më ka bërë shumë përshtypje ka qenë fakti, një zinxhir i gjatë që nga momenti kur ishte fëmijë, kur zgjodhi të bëhej juriste, prokurore e përgjithshme, senatore….Kur futesh nga një terren në tjetrin, nga prokurore më pas futesh në politikë, është e jashtëzakonshme te Kamala Harris.”

E pyetur se ku dështoi Harris në zgjedhjet presidenciale, Rama dha këtë përgjigje:

 

Advertisement