Connect with us

Kronike

Mbante armë zjarri automatik dhe fishekë në banesë, arrestohet

Një 64 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Në pranga ka rënë 64 vjeçari i identifikuar si B.I i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik pa leje. Gjatë kontrollit, përveç armës së zjarrit automatik u sekuestruan edhe dhjetëra fishekë luftarakë që mbaheshin pa leje nga 64 vjeçari. Metarialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement