Sport
Mbappe kapiten i ekipit të PSG-së?
Paris Saint-Germain po mendon të emërojë Kylian Mbappe si kapiten të ekipit.
Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë prej kohësh lider i parisienëve dhe sezonet e fundit ndikimi i tij është bërë gjithnjë e më i prekshëm. Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Mbappe mund të bëhet kapiten i përhershëm i PSG-së nga sezoni i ardhshëm. Për momentin, ky rol i është dhënë qendërmbrojtësit Marquinhos.
Kylian Mbappe ka mbrojtur ngjyrat e Paris Saint-Germain që nga viti 2017. Në total, ai ka 196 gola të shënuar në 241 ndeshje të luajtura. Kontrata e yllit francez të futbollit është deri në verën e vitit 2025.