Aktualitet
Mbaron numërimi në Peqin, fiton kandidati i PS, Bukurosh Maçi
Ka përfunduar numërimi i kutive në Bashkinë e Peqinit. Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar të 46-ta kutitë. Mësohet se ka fituar me 6400 vota kandidati i Partisë Socialiste, Bukurosh Maçi. Ai ka lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Mustafa Pashja me 4677 vota.