Connect with us

Aktualitet

Mbërrijnë në Britani me gomone 44 emigrantët e parë për 2023-in

Viti i ri sapo ka nisur dhe në Britani kanë mbërritur emigrantët e parë me gomone. BBC raporton se sot kanë mbërritur 44 emigrantë, të cilët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.

Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 persona ia dolën të bënin këtë udhëtim. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.

Qeveria ka njoftuar një sërë masash në 12 muajt e fundit për të trajtuar çështjen e emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla dhe bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë Kanalit Anglez.

BBC shkruan se deri në shtator 2022 më shumë se 15,000 azilkërkues ishin shqiptarë. Ndërkohë qeveria britanike ka njoftuar gjithashtu se është arritur një marrëveshje e re me Shqipërinë për të vendosur më shumë staf të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe për të ndjekur shpejt kthimin e azilkërkuesve në Shqipëri.

Advertisement