Connect with us

Bota

Mbështeti kryengritjen e Prigozhin, arrestohet gjenerali rus Surovikin

Gjenerali rus Sergei Surovikin është arrestuar. Kjo është raportuar nga Moscow Times, duke cituar dy burime të afërta me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

“Situata me të nuk ishte në rregull. Për autoritetet. Nuk mund të them më shumë”, tha një nga burimet. “Me sa duket, (Surovikin) zgjodhi anën e Prigozhinit gjatë kryengritjes”, tha burimi i dytë i cituar nga gazeta në gjuhën angleze e Moskës, e cila thekson se gjenerali nuk është dëgjuar që nga e shtuna, ditën e kryengritjes së Wagnerit.

Sipas New York Times, Surovikin ishte në dijeni të “planeve për rebelim” të milicisë.

Numri i sulmeve ruse që shkatërruan një restorant dhe disa ndërtesa në qytetin ukrainas të Kramatorsk përkeqësohet: dymbëdhjetë të vdekur dhe gjashtëdhjetë të plagosur.

Lajm në përditësim…

Advertisement