Connect with us

Sport

Mbetet vetëm zyrtarizimi/ Ancelotti i jep duart Real Madrid-it dhe nis një tjetër kapitull

Është vetëm çështje kohe që të zyrtarizohet, por Carlo Ancelotti duket se e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij si trajner, pas përfundimit të kontratës aktuale me Real Madrid.

Kombëtarja e Brazilit do të jetë kapitulli i ri i teknikut italian, me burimet që konfirmojnë se palët janë drejt zyrtarizimit të kësaj “marteseje” të re e cila do ta shihte 64 vjeçarin të drejtonte një eksperiencë tjetër si trajner i një skuadre ndërkombëtare.

Ky lajm po bën shumë bujë në Spanjë, pasi trajneri italian është ende nën kontratë me klubin më të njohur në botë, Real Madrid. Këtu, në fakt, qëndron problemi. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të vetëdijshëm rreth interesit të Brazilit për Ancelottin, aq sa tashmë kanë ndërmarrë hapa për të vlerësuar disa emra mbi të ardhmen. Dhe një nga emrat e lakuar sot ishte De Zerbi, që drejton Brighton në Premier League.

Megjithatë, klubi madrilen nuk i ka dhënë asnjë lloj autorizimi italianit për të nënshkruar marrëveshje të reja për të ardhmen. Nëse ky thashethem do të konfirmohej, Ancelotti do të rrezikonte një sanksion të fortë.

Advertisement