Connect with us

Kronike

Mbeti i vrarë Davella dhe u plagos Hysa, arrestohen 2 autorët e atentatit në Greqi

Autoritete greke kanë arrestuar dy shqiptarë në lidhje me atentatin e ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku mbeti viktimë Irakli Davellas dhe u plagos 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa. Sipas mediave greke, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 42 dhe 43 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Mësohet se ata qëlluan drejt Davellas dhe Hysës nga një makinë që e kishin vjedhur para krimit.

Sipas hetimeve nga autoritetet greke të dy kanë qenë shënjeshtra e atentatorëve, të cilët hapën zjarrë nga makina. Hysa ka qenë dënuar më parë me burg nga autoritetet greke, pasi në vitin 2011 së bashku me dy shqiptarë të tjerë kanë grabitur Dhomën e Avokatëve të Athinës, ku morën një shumë rreth 405 mijë euro. Po ashtu, ai u dënua për grabitjen e një klinike mjekësorë në Pagrati, ku morën pajisje me vlerë 110 mijë euro. Pasi ai përfundoi dënimin në Greqi, u riatdhesua në Shqipëri. 46-vjeçari jetonte në Dubai, por në datë 9 dhjetor ka shkuar në Greqi me identitetin Edi Lulo. Po me këtë identitet të ri, Hysa rezulton i regjistruar në Shqipëri, ku është dhe pronar i një biznesi në qytetin e Durrësit.

Davella ishte një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës. Në të treja vende ka shtrirë bizneset dhe zotëron pasuri të patundshme. Ai kishte lidhje të ngushta miqësore me mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018). Emri i tij renditet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj.

Advertisement