Connect with us

Aktualitet

Mbi 2 orë në pritje, radhë të gjata në pikën e kalimit të Qafë Thanës

Radhë të gjata janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës.

Ditën e sotme ka filluar të aplikohet kalimi me një ndalesë të përbashkët midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo ka bërë që të krijohet radhë e gjatë e automjeteve.

Mësohet se radha është regjistruar në dalje të Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut. Aktualisht po punohet me 3 sportele për të shmangur pritjet, ndërsa qytetarët thonë se kanë rreth dy orë që presin.

Advertisement