Connect with us

Bota

Mbi 200 viktima nga rrëzimi i avionit në Indi/ Reagon i prekur Mbreti Charles i Britanisë: Tragjedi…

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe dhe Mbretëresha Camilla kanë reaguar për rrëzimin e avionit në Indi.

Ata shprehen se janë ‘thellësisht të tronditur nga ngjarja e tmerrshme në Ahmedabad’.

Shprehim lutjet dhe ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe miqtë e të prekurve nga kjo tragjedi”, shprehet Mbreti në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare X të Familjes Mbretërore.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, pasi në avion ishte dhe një pasagjer kanadez.

Sipas autoriteteve indiane, deri më tani kanë humbur jetën rreth 200 persona, ndërsa në bord ishin 242 pasagjerë.

Advertisement