Shkrime
Mbi Hill hidhen akuza/ Kritikohet për qëndrimin ndaj Vuçiç
Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviç, i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në lidhje me qëndrimet që ka shprehur ambasadori gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.
Vlahoviq, që është edhe kryetar i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, ka thënë se intervista e Hillit është me “plotë teza të gabuara, interpretime jokorrekte dhe edhe një herë konfirmon politikën e përuljes dhe dorëzimit ndaj Aleksandar Vuçiqit”.
Hill në intervistë pati thënë se deklarimet e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq, se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të goditen në kokë nga njohja e Kosovës, siç po goditen gjithë ato vende që promovuan Kosovën si shtet të pavarur” – nuk i sheh përpjekje për ta destabilizuar rajonin.
“Intervista e juaj e fundit për ‘Zërin e Amerikës’ është plotë me teza të gabuara, interpretime jokorrekte dhe të pasakta, dhe edhe një herë konfirmon, politikën tuaj të dorëzimit dhe përuljes ndaj Aleksandar Vuçiqit, pra politikës zyrtare të Serbisë, dhe i vë seriozisht në rrezik motivet dhe synimet që qëndrojnë pas një qëndrimi të tillë tuajin”, ka shkruar Vlahoviç, I cili gjithashtu u shpreh se ngurrimi i Hillit për ta kritikuar publikisht politikën që personifikon Vuçiçin, “po merr formën e një karikature”.
“Është fascinuese që në kërcënimet e fyerjet e fundit brutale, që iu dërguan njëra pas tjetrës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, nga presidenti i Serbisë, Vuçic, e më pas nga ministri i Mbrojtjes, Vuçevic, e në fund edhe nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçic, ju nuk shihni asgjë të diskutueshme!
Për ju, kjo nuk është një përpjekje për ta destabilizuar rajonin? Cilat janë arsyet e qëndrimit tuaj, i cili sinqerisht i habit dhe i shqetëson të gjithë miqtë e sinqertë amerikanë në Mal të Zi, Kosovë por edhe në të gjitha vendet e tjera të rajonit?” – ka shkruar Vlahoviq.
Vlahoviq ka thënë se “shkollës së njëjtë të mendimit” si ajo e Hillit i përkasin edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, dhe ish-ambasadori amerikan në Serbi, Montgomery.
“E vërteta është krejt ndryshe: politika që ju promovoni shkakton pasoja shumë të këqija. Ajo destabilizon Ballkanin Perëndimor. Krijon dhe ruan kriza dhe parandalon që disa çështje të hapura dhe antagonizma më në fund të fillojnë të zgjidhen” – shkruan ish ministri I jashtem
Vlahoviq ka thënë se për Malin e Zi dhe gjitha forcat politike demokratike dhe properëndimore në Ballkanin Perëndimor, e edhe ato në Serbi, deklaratat e Hill amerikanit se “nuk mund të krahasosh Slobodan Millosheviqin me Aleksandçr Vuçiqin”, janë befasuese e fyese.
“Nuk mund të krahasosh kreun e një regjimi që përfundoi në Hagë me ministrin e tij të propagandës, i cili njihet mire për deklaratat luftënxitëse dhe ksenofobike, përfshirë atë se është e nevojshme ‘të vriten njëqind boshnjakë për çdo serb të vrarë” – deklaroi Miodrag Vlahoviç