Connect with us

Rajon

Mbledhja e përbashkët e Republikës Srpska dhe Serbisë, vendoset data

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik njoftoi se mbledhja e përbashkët e qeverive të Republikës Srpska dhe Serbisë dhe seanca e Këshillit për zbatimin e Marrëveshjes për marrëdhënieve speciale paralele do të mbahet në Banja Llukë më 4 gusht.

Dodik tha se më pas do të mbahen disa takime dypalëshe të ministrave nga departamente të ndryshme.

“Pastaj unë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të shkojmë në rrugën Petrovac, ku u bombardua kolona e refugjatëve serbë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe në operacionin Stuhia. Aty do të vendosim kurora me lule dhe më pas do të shkojmë në Prijedor për përkujtimin e Ditës së Përkujtimit të Serbëve të vrarë në operacionin Stuhia”, tha Dodik

Advertisement