Connect with us

Politike

Mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të Bardhit dhe Berishës, zbardhen diskutimet

Pas një deklarate për mediat të mbajtur nga Gazment Bardhi, i cili deklaroi se tashmë opozita është bashkë, në selinë e Rithemelimit po zhvillohet mbledhje me dyer të mbyllura.

Në mbledhje marrin pjesë deputetë të grupit të Bardhit dhe Sali Berishës.

Në qendër të kësaj tryeze diskutimi është protesta e 20 shkurtit dhe aksioni opozitar.

Në mbledhje theksi është vënë në nevojën që deputetët të zbresin në bazë dhe të përgatiten për protestën.

Advertisement