Politike
Mbledhja në selinë blu e kryetarëve të degëve të PD, zbardhet vendimi i marrë
Mbrëmjen e sotme në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.
Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës e njoftuar më herët, për datën 29 tetor, e cila u caktua në orën 17:00.
Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile sipas tij do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.