Connect with us

Bota

Mbretër, presidentë dhe refugjatë/ Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut

Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut. Pas tre ditëve homazhe, liderët botërore dhe mijëra besimtarë do të mblidhen në 10:00 në sheshin e Shën Pjetrit për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut. Ceremonia nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë. Pas përfundimit të meshës, trupi i Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për varrim.

Liderët botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore, duke nisur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump këmbëngul: “Do ta shoh Melonin dhe do të kem sa më shumë takime, por programi zyrtar nuk përfshin asnjë takim dypalësh.”

Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari në largim Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer e Princi William. Nga Shqipëria, Presidenti Bajram Begaj.

 

Advertisement